Ndodhet pranë fshatit Petran, përgjatë sektorit të poshtëm të lumit omonim, 400m mbi nivelin e detit. Përfaqëson një kanion të formuar në gëlqerorët e kretës së sipërme, të formuar nga veprimtaria karstike dhe erozive e përroit të me të njëjtin emër. Është i gjatë rreth 3-4km, i thellë rreth 100m dhe i gjerë rreth 20-30m. Ka shpate të thepisura. Në të njëjtën kohë përbën edhe një ekosistem interesant karstik. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike e biologjike), didaktike, kulturore, ekologjike dhe turistike. Vizitohet sipas rruges automobilistike Përmet – Petran – Banjat dhe pastaj merret rruga këmbësore për tek monumenti.
No related posts.